Pas shpalljes së datës së mbledhjes së Kuvendit Kombëtar, kreu i PD, Basha do të takohet pasditen e së mërkurës në orën 16:00 me krerët e 71 degëve të Partisë Demokratike. Kolegji i kryetarëve pritet të ketë në qendër të diskutimeve çështje që lidhen me organizimin e Kuvendit Kombëtar të PD në 18 Dhjetor.

Kjo është data që u vendos me 2/3 e votave të kryesisë së PD. Thirrja e Kuvendit Kombëtar u propozua nga kryetari Basha, pas refuzimit të mbështetësve të zotit Berisha për të verifikuar sipas statutit firmat e mbledhura prej tyre për thirrjen e Kuvendit.

Basha është treguar i vendosur në qëndrimin e tij për të mos njohur ato që i quajti “strukturë paralele”. Motoja e Bashës për 18 dhjetorin është: “1 Parti, 1 Kuvend”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re