Ish presidenti Bujar Nishani, për 1 vjetorin e ndarjes nga jeta të krijuesit dhe presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelliu:
Unë kam pasur fatin ta njoh Kasemin në etapa të ndryshme të jetës. Të dy bashkë nisëm karrierën si pedagogë në akademinë ushtarake, veçanërisht në ato vitet e fundit të regjimit të kaluar dhe vitet e para kur Shqipëria po niste rrugëtimin drejt ndryshimeve të mëdha politike. Kasemi ka qenë gjithmonë një natyrë një individualitet dhe një karakter i cili e kuptonte më mirë procesin e ndryshimit, procesin e reformimit shoqëror edhe të kohës së re që po vinte. Më pas me Kasemin jam njohur në pozicionet që unë kam pasur si politikan dhe Kasemi në rolin e investitorit në media por jo vetëm në rolin e investitorit në media, ai më shumë ishte një njeri i medias, i përfshirë në media dhe të të bërit të medias.
Padyshim kemi pasur edhe aktivitete të ndryshme publike shoqërore dhe relata që kemi pasur qoftë në të shkuarën. Ajo që unë dua të them ka të bëjë me faktin që në të gjitha këto raste, Kasemi ka pasur një identitet të përbashkët në etapa. Ai ka qenë i njohur si njeriu i parimeve që nuk bënte kompromise dhe ndërtonte marrëdhënien e tij qoftë në raport me shoqërinë dhe me këdo, në raportin e parimeve. Kjo ka qenë një ndër arsyet që jo vetëm e kam vlerësuar në njohjen, bashkëpunimin, komunikimin me Kasemin, por e kam vlerësuar mbi aspektin që një njeri duhet të dalë dhe të përballet në fizioniominë e vetë publike. Shpesh herë njerëz të tillë që identifikohen me parime duken sikur i takojnë një kohe më të avancuar sesa jetojmë në këtë moment. Kasemi me vizionin e tij që reflektohej në sjelljen e përditshme, i takonte kohës së avancuar. Për fat të keq një njeri i tillë iku para kohe nga kjo botë por këto janë çështje që shkojnë përtej fuqisë njerëzore. Ajo që mbetet në dorën e njeriut është emri i mirë që lëmë dhe kontibuti që lëmë në shoqëri.
…
/faxweb
