Ambasadorja e SHBA  në Tiranë, Yuri Kim,  uroi sot 1 vjetorin e krijimt të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar-SPAK.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Kim shkruan se kryeprokuroi Arben Kraja konfirmoi vendosmërinë e SPAK për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve në Shqipëri.

Diplomatja e lartë shprehet serish se SHBA do të mbështesë fuqimisht SPAK-un për të arritur rezultate te dukshme në vitin  2021.

“Në 1 vjetorin e SPAK, Kryeprokurori Kraja Arben iu përgjigj pyetjeve se si do të funksionojë SPAK.

Më e rëndësishmja, ai konfirmoi vendosmërinë e SPAK për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve në Shqipëri.

SHBA do të mbështesë fuqimisht SPAK për të arritur rezultate në 2021,” shkruan Kim në postimin e saj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re