Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov mbajti fjalën e tij në aktivitetin e organizuar në mbështetje të popullit ukrainas në 1 vjetorin e pushtimit. Në fjalen e tij, ai falenderoi popullin shqiptar për ndihmën humanitare.

“Ashtu si një vit më parë, armiku ka përqendruar mijëra tanke, armë të rënda, predha dhe avion luftarak.

Pushtuesit rus janë fokusuar me forcat e tyre në shkallë të lartë ofensive me fokus Donetsk dhe Luhansk. Mbrojtësit kanë çliruar thuajse gjysmën e territorit të pushtuar nga Rusia.

Ukraina tashmë është e mbuluar në gjak po vijon të luftojë për nderin dhe lirinë. Përgëzoj ukrainasit që jetojnë në Shqipëri. Mirënjohje të veçantë për mbështetjen edhe nga kryesimin i Shqipërisë në këshillin e sigurisë të OKB për ndihmën financiare dhe ushtarake që qeveria e Shqipërisë i ka dhënë Ukrainës.

Falënderoj dhe popullin shqiptar për ndihmën humanitare. Falënderim edhe për Bashkinë e Tiranës, partitë politike, diplomatët e ambasadave të huaja dhe të gjithë juve të pranishëm për solidaritet ndaj popullit të Ukrainës. Dua të propozoj 1 minutë heshtje”, tha ambasadori i Ukrainës.

Burimi: Ora news

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re