Aresyet e pagjumesise

Gjumi i mirë i natës është faktori kryesor për një ditë me energji, shëndet të mirë dhe pamje të freskët. Koha optimale për gjumin e natës është prej gjashtë deri në tetë orë pandërprerë. Por, ekzistojnë shumë faktorë e ndalojnë relaksim dhe gjumin dhe e pengojnë gjumin gjatë natës. Ndikimi i kofinit është i njohur për të gjithë ne, por ka disa faktorë për të cilët nuk keni qenë të vetëdijshëm, dhe paraqesin armiq të vërtetë në gjumë. Në listën më poshtë:
Uria

Planifikoni ngrëniet dhe mos rini të uritur, sepse ashtu lehtë do të vini në situatë që në pikë të natës të veni në kuzhinë. Uria e rrit vetëdijen mendore dhe mund të marrë orë të çmueshme nga gjumi. Por, as shprehia e kundërt nuk është zgjidhje – shkuarja në krevat me stomak plot është e keqe dhe shprehi fajtore për “pagjumësinë”.

Flluska e urinës
Është e vërtetë që një filxhan qumësht i nxehtë apo kakao është pija e propozuar para gjumit, por mund t’ju shkaktojë probleme në cilësinë e gjumit. Flluska e mbushur e urinës është arsyeja pse do të zgjoheni gjatë natës, prandaj zvogëloni konsumimin e lëngjeve në orët e vona. Nga arsyet e njëjta në orët e mbrëmjes shmangni ushqim të erëzuar.

Ndriçimi
Ndriçimi nga dritat e rrugës, televizorit apo kompjuterit mundet plotësisht ta zgjojnë orën tuaj biologjike të brendshme në organizmin tonë. Prandaj, para se të shkoni në krevat, sigurohuni se dhoma është errët sa më e mundshme të jetë kjo. Dhe, ka kohë që nuk frikoheni nga errësira, apo jo?!

Stresi
Vrasësi i vërtetë i ëndrrës është stresi. Ai nuk i lejon trurit të “fiket” dhe t’i dërgojë porosi organizmit. Piltates apo joga ushtrimet, teknika të lehta për frymëmarrje apo ndonjë aktivitet tjetër le të jetë strehimi juaj që do t’jua heqë mendimet nga dita e lodhshme dhe nga problemet.

Celulari
Telefonat në dhomën e gjumit janë të ndaluara për shkak SMS të papritura apo thirrjeve në mes të natës. Nëse duhet të jenë afër jush, të paktën gjatë natës lëreni në opsionin e padëgjueshëm.

Dysheku
Nëse një kohë të gjatë keni problem me gjumin , dhe kurrsesi nuk mundeni ta gjeni arsyen për këtë shkak, ndoshta ai është pikërisht në dyshekun për gjumë. Një arsye më shumë për vëmendje të veçantë gjatë blerjes së këtij detaji të shtëpisë.

Ushtrime
Ushtrimet sugjerohen për një jetë të shëndetshme, në cilëndo kohë. Lodhja, rrahja e shpejtë e zemrës dhe funksioni aktiv muskulor janë vetëm disa nga arsyet nga të cilat nuk do të mund të flini nëse praktikoni ushtrime të natës.

Alkooli
Pirja e alkoolit para gjumit e dëmton gjumin. Këto ndikojnë në gjumin dhe mundësojnë të zgjoheni lehtë, por të flini shumë rëndë. Për këto arsye shmangni gjatë javës së punës, që mos ta kaloni ditën në zyre të pirë.

Televizioni
Nuk është vetëm ndriçimi nga televizioni ajo që e pengon gjumit. Edhe zëri ju pengon dhe ju garantojnë edhe një mbrëmje të kaluar me kthime nëpër krevat. Është e thjeshtë, shtypni butonin e vogël të kuq. Dhe në gjumë!

Kafeina
Të gjithë e dinë efektin e kafeinës dhe pirjes së kafes në orët e vona të mbrëmjes. Edhe po të flini pas kafes së nxehtë, nuk do të arrini të hyni në fazën e gjumit të thellë. Më mirë është ta shmangni atë dhe të gjitha pijet e tjera me bazë kofeine të paktën tri deri katër orë para se të shtriheni për gjumë.
Nëse tërë natën vërtiteni nëpër krevat, nuk mund të flini, shikoni mirë listën. Me siguri do ta gjeni fajtorin e pagjumësisë tuaj dhe do ta shmangni në të ardhmen.

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re