Nëse ndiheni tepër të lodhur ose keni pak energji, nuk jeni vetëm. Lodhja mund të shkaktohet nga faktorë të thjeshtë si mungesa e gjumit ose gripi. Megjithatë, mund të shkaktohet edhe nga kushtet themelore shëndetësore.

Në shumicën e rasteve, lodhja mund të korrigjohet me stilin e jetesës ose modifikimet e dietës, korrigjimin e mungesës së lëndëve ushqyese ose trajtimin e një gjendjeje themelore mjekësore. Megjithatë, për të përmirësuar lodhjen, duhet të arrini në fund të asaj që e shkakton atë.

Këtu janë 10 arsye të mundshme pse jeni gjithmonë të lodhur.

Anemia: Lodhja e shkaktuar nga anemia vjen si rezultat i mungesës së qelizave të kuqe të gjakut, të cilat sjellin oksigjen nga mushkëritë tuaja në inde dhe qeliza. Simptomat janë të tilla si: ndjenja e lodhjes, dobësi ekstreme, vështirësi për të fjetur gjumë, mungesë përqendrimi, rrahje të shpejta të zemrës etj.

Sëmundja e tiroides: Kur hormonet e tiroides janë jashtë presionit, edhe ju do të ndiheni të plogësht gjithë ditën, madje pa fuqi për të kryer aktivitetet e zakonshme, nga puna, te takimet, palestra etj. Simptoma të tjera janë humbje të pashpjegueshme të peshës, ndjesi afshesh të ngrohta gjatë gjithë kohës, rritje të rrahjeve të zemrës, flukse menstruale më të shkurtra etj.

Diabeti i tipit 2: Sheqeri, i quajtur glukozë është karburanti që mban trupin në lëvizje. Ndryshe, kjo do të thotë se për njerëzit me diabet të tipit 2, glukoza nuk përdoret siç duhet, duke u grumbulluar në gjak dhe kjo çon në plogështi të përgjithshme.

Depresioni: Kjo sëmundje ndikon në mënyrën sesi ne flemë, hamë dhe ndjehemi për veten dhe të tjerët. Por zakonisht, depresioni mund të shkaktojë ulje të energjisë, ndryshime në cilësinë e gjumit dhe probleme me kujtesën.

Apnea e gjumit: Ju mund ta keni problem faktin që zgjoheni natën apo keni ndërprerje të shkurtra të frymëmarrjes, por të gjitha këto ndikojnë në cilësinë e fjetjes dhe si rrjedhojë në pafuqi për të përballuar ditën tjetër.

Mungesë e vitaminës B12: Kjo vitaminë është thelbësore për shëndetin e trurit, sistemin imunitar dhe metabolizmin tuaj. Megjithatë, me kalimin e moshës, aftësia jonë për ta përthithur këtë vitaminë bie. Lodhja është një nga shenjat e para të mungesës së B12-ës!

Sëmundjet e zemrës: Problemet me arterien koronare, aritminë, infeksionet e zemrës dhe sëmundjet e muskujve të zemrës, sipas klinikës “Mayo” (ndër klinikat më të famshme për këshillimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme), të gjitha këto prekin cilësinë e jetës së njerëzve dhe ndjesia e lodhjes është një nga më kryesoret.

Artriti rheumatoid: Një sëmundje auto-imune inflamatore që prek nyjet, por që çon në dhimbje kronike të kyçeve, ënjtje dhe dobësi të përgjithshme.

Kafeinë e tepërt: Mund të duket e çuditshme, pasi kafeina thuhet se jep energji, por nëse e teproni me sasinë e saj kjo do jap direkt një efekt te ju duke ju mbingarkuar me kafeinë, çka sjell më shumë acarim, rrahje të parregullta të zemrës dhe natyrisht lodhje.

Dehidratimi: Nëse nuk po pini mjaftueshëm ujë çdo ditë, ka shumë mundësi që lodhja të jetë një simptomë e dehidratimit. Sipas klinikës “Mayo”, lodhja, së bashku me marramendjen janë simptoma treguese.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re