Irani ka rihapur ngushticën strategjike të Ngushtica e Hormuzit për të gjitha anijet tregtare, deri në përfundim të armëpushimit javën e ardhshme.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili theksoi se vendimi është në përputhje me armëpushimin e shpallur në Libani.

  • “Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit, sipas korridorit të koordinuar siç është njoftuar më parë nga Organizata e Porteve dhe ajo Detare e Republikës Islamike të Iranit”, shkroi ai në rrjetin social X.

Pak minusta më pas, përmes një postimi në Truth Social, presidenti i SHBA-së Donald Trump konfirmoi hapjen e Ngushticës së Hormuzit nga Irani.

  • “Irani sapo njoftoi se Ngushtica është plotësisht e hapur dhe gati për tranzit të plotë. Faleminderit”, shkroi presidenti amerikan në një postim në Truth Social. Më parë, Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi njoftoi hapjen e Ngushticës së Hormuzit për kohëzgjatjen e armëpushimit në Liban.
  • Konkretisht, në postimin e tij ai shprehej: “Duke pasur parasysh armëpushimin në Liban, kalimi i të gjitha anijeve tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për pjesën e mbetur të periudhës së armëpushimit, në rrugën e koordinuar siç është njoftuar tashmë nga Organizata Portale dhe Detare e Republikës Islamike të Iranit”,- tha Trump.

Pas njoftimit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, çmimet e naftës sapo ranë ndjeshëm në bursa.

Nafta e papërpunuar Brent, çmimi referues global, ra me 9%, në 90 dollarë për fuçi. WTI, çmimi referues amerikan, ra me 9.5% në 82.60 dollarë për fuçi. Kontratat e ardhshme të aksioneve amerikane u rritën.

Irani rihapi të premen ngushticën strategjike të Ngushtica e Hormuzit për të gjitha anijet tregtare, deri në përfundim të armëpushimit javën e ardhshme.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re