Njoftimet, mesazhet, apelet, shpjegimet, pasojat politike: dy muajt që bota ka përshkruar deri më tani me koronavirus, kanë qenë mes të tjerash edhe një test i jashtëzakonshëm për aftësinë e komunikimit, direkte dhe personale, të liderëve të vendeve dhe të botës, politikanë, drejtues qeverish dhe liderë fetarë.
Në një moment në të cilin t’i flasësh publikut është një domosdoshmëri themelore për efikasitetin e normave të kufizimit, për mirëqënien sociale dhe psikologjike të popullatave dhe për shpëtimin e jetëve njerëzore.
Dhe fjalimet më pikante, janë renditur nga gazetari dhe shkrimtari italian, Stefano Meninchini, në të përditshmen italiane, “il Post”. Dhe mes tyre është edhe ai që kryeministri shqiptar Edi Rama mbajti, ndërsa përcillte në Rinas një ekip prej 30 mjekësh dhe infermierësh shqiptarë, që do të ndihmonin në luftën me koronavirusin përtej Adriatikut.
Kështu, pas Papa Franceskut, Mbretëreshës Elizabetë, kryeministres neozelandeze Jacinda Ardern, presidentit francez, Emanuel Macron, etj, “il Post”, ndalet tek kryeministri Rama.
“Fjalimi i tij, të dielën e 29 marsit, është i veçantë. Sepse nuk i drejtohet popullit të tij, por një populli fqinj. Mesazhi është i thjeshtë, i bazuar tek historia”, shkruan e përditshmja italiane. Por, sipas saj, ka edhe një investim gjeopolitik në këtë mesazh.
Një vend i vogël, dhe jo i pasur, bën një xhest solidariteti që shumë vende të tjera të pasura nuk kanë dashur ta bëjnë. Xhesti dhe mesazhi, shkruan il Post- kanë tërhequr shumë vëmendje në itali, shumë më tepër se sa vetë ndihma e ofruar.
Dhe Rama ka përforcuar në momentin më të mirë të mundshëm, një partnership, që për të ka qenë gjithnjë strategjik- shkruan Meninchini.
