1. Ndriçimi natyral
Edhe rregullimet më të shtrenjta enteriore kanë nevojë për pak depërtim të ndriçimit natyral. Pra, mos u izoloni brenda hapësirës suaj, hapni perdet që të rritni dritën e diellit nga jashtë. Nëse e keni ndërtesën që pengoheni nga hapa e dritareve, atëherë tentoni të bëni mobiljet më të hapura si dhe vendoni ndonjë lloj pasqyre në ambientin ku qëndroni më gjatë apo punoni.
2. Shtoni pak gjallëri
Bimët dhe lulet bëjnë magji në hapësirën ku jetoni, duke u ndjerë kështu freskët gjatë tërë ditës. Nëse nuk keni shumë hapësirë, mund të varni në mur apo ballkon ndonjë saksi lulesh, të cilat edhe lehtë mund ti mirëmbani.
3. Objekte unike personale
A ju duket ndonjëherë se të gjithë e kanë tryezën e njejtë nga IKEA? Nuk ka ndonjë problem të madh përderisa keni ndonjë gjë personale që ju lidh me të. Mundohuni që të mbani gjëra unike në shtëpinë tuaj, eventualisht që bartin ndonjë mesazh apo kujtim nga jeta, si psh, ndonjë batanije të vjetër të punuar me grep nga gjyshja juaj, si dhe gjëra tjera që ofrojnë momente të lumtura gjatë përkujtimit të tyre.
4. Aromatizues të mirë
Të gjithë mbajmë qirinj aromatizues nëpër shtëpi. Pse të mos provoni të bëni vet ndonjë aromaterapi rreth hapësirës suaj ku jetoni. Mund të kombinoni disa pika vajra aromatizues me citrus, bimë të ndryshme, livando, eukaliptus e shumë të tjera të cilat janë të mrekullueshme në dhomën e gjumit dhe inkurajojnë gjumë të rehatshëm.
5. Sistemimi i gjërave
Ndonjëherë ndoshta ndiheni në siklet nga gjërat e shumta që mbani rrotull shtëpisë. Duhet të përpiqeni ti siguroni vend të posaçëm të gjitha gjërave duke filluar nga orenditë në dhomë, enët në kuzhinë, rrobat në dollap, por edhe ushqimin në frigorifer. Nëse dollapi është tejet i ngarkuar nga rrobat e juaja, mund ti sistemoni ato duke i pastruar dhe hedhur ato të vjetrat.
6. Ajër i pastër
Era e gatimit të ushqimeve si dhe plehrave në shtëpi është një rrëmujë e madhe. Pra, ajroseni hapësirën ku jetoni duke mbajtur rregullisht ndonjë dritare hapur apo me ndihmën e ventilimit.
7. Vendosni dekore të reja
Sigurisht që dekoret e vjetra, të dëmtuara apo jashtë mode nuk vlejnë që ti mbani afër vetes. Ndryshoni ambientin duke vendosur objektet apo dekore të reja dhe unike që i përshtaten stilit të shtëpisë suaj, dhe padyshim do ndjeheni këndshëm në të.
8. Menaxhimi i rrëmujës dhe papastërtive
Një sasi e caktuar e rrëmujës dhe çrregullimeve nëpër shtëpi është mëse normale. Por, nëqoftëse keni aq shumë pluhur në dysheme saqë nuk mund të ecni nëpër të, keni një varg të gjatë me enë të palara në lavamanin e kuzhinës dhe rroba të palara që presin për të hyrë në lavatriçe, atëherë është koha ta anuloni ndonjë planifikim për vikend dhe ti përvisheni punës së thellë.
9. Mysafirët
Po, padyshim që shtëpia juaj është një oazë personale. Por, është gjithashtu një vend për pritjen e miqve dhe familjarëve tuaj. Shtëpia nënkupton më shumë se një takim i thjeshtë diku në një darkë restoranti. Këtu ofroni dashuri, rehati dhe liri në të qëndruarit dhe padyshim ndjeheni shumë më këndshëm.
10. Ndryshim apo renovim
Kjo merr kohë, energji dhe para për ta kompletuar shtëpinë në tërësi. Dhe, duhet ta keni parasysh se çdoherë që ju e përfundoni shtëpinë deri në përsosmëri, ka gjithmonë kërkesa për ta ndryshuar apo renovuar. Kur shtëpia juaj fillon të ngjajë si një ekspozitë muzeu, është koha që ti lëvizni mobiljet, ti hiqni korrnizat nga muri, ose të shtoni disa jastëkë me detaje tjera të reja në divan. Edhe ndryshimet më të thjeshta mund ta rifreskojnë hapësirën tuaj dhe t’ju bëjnë të ndjeheni mirë./femra.net/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re