Turqia është kundërshtari i parë i kombëtares shqiptare për kualifikueset e Euro 2020. Kuqezinjtë do kërkojnë të përsërisin vetveten dhe t’i mundin turqit, sikurse bënë në miqësoren e para dy viteve. Për t’ia dalë mbanë duhet që të shënojnë dhe ata që e bëjnë diçka të tillë te kuqezinjtë tanë janë të paktë.

Flasim për vitin 2019, kur ai që po shënon më së shumti është Myrto Uzuni. Te Lokomotiva e Zagrebit është parë të luajë në disa pozicione, së fundmi si sulmues i dytë. Ka luajtur edhe në majë, dhe nga krahët, ndërkohë që numëron 3 gola në 6 ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

Shënuesi i dytë më i mirë është një mbrojtës: Arlind Ajeti. Futbollisti ka realizuar dy herë me fanellën e Grasshopers. Në total lojtarët e grumbulluar nga Panuçi për dy ndeshjet e radhës kanë shënuar dhjetë gola. Shijen e golit e kanë provuar Kristi Qose, Armando Sadiku, Bekim Balaj, Ardian Ismajli dhe Kristal Abazaj.

Burimi: Sport Ekspres

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re