
Historia duhet
falënderuar që na solli detaje të cilat ndoshta errësira e injorancës sonë do
t’i mbulonte, por ajo i zbuloi. Ajo
zbuloi një sekuencë nga kurora më interesante që historia shënoi. Ku dhe
kur ndodhi nuk ka rëndësi, por pse dhe cili ishte sekreti? Kjo kurorë i dha
kuptim jetës dhe kontratës martesore larg formaliteteve që njeh koha jonë. Ajo
ishte e bazuar në dashuri të sinqertë, që as xhinët e as njerëzit nuk patën
mundësi ta prishnin, pasi ishte bazuar mbi shtyllat e besnikërisë, sinqeritetit
dhe dashurisë.
Profeti
Muhamedalejhi selam ishte vetëm 25 vjeç, një djalë beqar që martohet me një
vejushe 40-vjeçare, që e lakmonin elita e burrave të kohës. Kush mund të jetë
tjetër pos Hatixhesr.a., dashuria e Profetit kur ishte gjallë dhe e vdekur? Ajo
ishte nëna e fëmijëve të tij, dashuria e jetës, përkrahëse në vështirësi e
rehati. Muslimania e parë në rruzullin tokësor. Kjo kurorë ishte edhe një faqe
e re që femrës i dha pozitë si vajzë, nuse, grua dhe nënë.
Kjo ishte dashuri
e vërtetë sepse nuk u harrua as kur ajo iku nga kjo botë. Viti që vdiq u quajt
‘viti i mërzisë’ për ta kujtuar çdo herë për së miri, edhe pse ndonjëra nga
shoqet e saj mund ta xhelozonte këtë dashuri edhe për së vdekuri.
Kjo kurorë u bë
publike për botën dhe pasuesit e Profetit në veçanti, nëse dëshirojnë të kenë
një martesë të suksesshme, modelin e kanë gati.
10 këshilla të
arta për çiftin e ri
1. Jeta martesore nuk është e qetë çdo
herë. Mospajtimet mes çiftit mund të ndodhin në çdo moment, por menaxhimi i
këtyre situatave duhet të bëhet me qetësi e logjikë, larg emocioneve momentale.
2. Idealizmi i kërkuar në jetën
martesore nuk ekziston, sepse nuk ka vend, por palët e kësaj kurore -djali dhe
nusja- duhet të zënë pozicionet dhe të dinë obligimet e veta sepse idealizmi në
shumicën e rasteve rrënon e nuk ndërton.
3. Martesa e suksesshme nuk nënkupton
që çdo herë të ketë sakrifica apo lëshime të parimeve bazë të jetës, por
nënkupton tolerancë, mirëkuptim nga të dyja palët për zgjidhjen e problemeve pa
u munduar ta fajësojnë njëri-tjetrin me qëllim që të ruhet lidhja martesore.
4. Ruajtja e sekreteve në jetën
bashkëshortore nga palët ruan që kjo lidhje të jetë afatgjatë dhe çdo ditë të
forcohet.
5. Kryefamiljarët duhet të kenë kujdes
që të mos përfshihen në çdo mospajtim që ndodh mes çiftit. Çiftit duhet t’i
jepen mundësitë që mospajtimet dhe problemet që shkaktojnë vetë, t’i zgjidhin
po vetë. Inkuadrimi i prindërve në jetën e çiftit në shumicën e rasteve
shkatërron sesa ndërton.
6. Fillimi i mbarë fillon kur çifti
ndan përgjegjësitë dhe detyrat.
7. Monotonia dhe rutina janë armiq që
duhet t’i luftojnë çifti sepse ai i përngjan një krimbi që në mënyrë të heshtur
shkatërron drurin, edhe nëse është shumëvjeçar.
8. Komunikimi, besueshmëria,
sinqeriteti janë parime mbi të cilat duhet të lundrojë jeta martesore. Në
mungesë të tyre, anija e martesës do të fundoset.
9. Çifti duhet të ballafaqohet me
vështirësitë e jetës e të mos dorëzohet.
10. Martesa e lumtur kërkon mund të vazhdueshëm
dhe sakrifica të mëdha për ta çuar në majën e suksesit.
“Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, na bëj që të
jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, ne na bëj shembull
për të devotshmit.” (Furkan: 74)



