Të gjithë kemi periudha që vuajmë nga pagjumësia dhe numërojmë delet deri në mëngjes.
Por jo më miq të dashur! Ne do tju tregojmë jo 1,as 2, por 10 mënyra sesi t’ju zë gjumi më shpejt seç parashikohet.
1.Mendo pozitivisht
Nëse rinis të mendosh për streset e ditës që le pas, zor se do vësh gjumë në sy. Ndaj fokusohu tek gjërat pozitive!
2.Pretendo sikur je i lodhur
Mbushi mendjen vetes që je shumë i/e lodhur dhe s’do doje asgjë tjetër përveçse një sy gjumë.
3.Rregullo temperaturën e dhomës
Shkenca thotë që temperatura optimale është ndërmjet 15-19 gradë. Por gjithsecili mund të gradojë temperaturën që ndjen më të përshtatshmen.
4.Lexo!
As në telefon dhe as në tablet por një libër me fletë dhe shkronja. Kjo mënyrë gjithmonë funksionon!
5.Dëgjo muzikë
Më kuptoni besoj e kam fjalën për një muzikë qetësuese e të lehtë dhe jo këngë intensive që tua nxjerrin akoma më shumë gjumin!
6.Strechimi
Edhe nëse nuk ke bërë palestër, një strechim i mirë, gjithmonë ndihmon në rregullimin e gjumit.
7.Bëj dicka që nuk dëshiron absolutisht ta bësh
Sepse kur nis të bësh këtë, lakmon gjumin dhe kështu e gjen veten duke zgjedhur këtë të dytin.
8.Mbyll sytë!
Nganjëherë nuk mjaftojnë grilat dhe as një dhomë e errët.
9.Pi diçka të ngrohtë!
Kjo ishte një risi, nuk e dija. Por ja që e morëm dhe një këshillë tjetër. Le të ziejë çaji!
10.Nxirr këmbët jashtë mbulesës
Këtë praktikë që përgjithësisht e kemi të gjithë, mesa duket duhet ta përdorim edhe kur kemi pagjumësi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re