Palestina do të pranojë nga Turqia një donacion në vlerë prej 10 milionë dollarë, një vendim tashmë i publikuar në gazetën e përditshme të qeverisë turke që publikon të dhënat mbi vendimet legjislative të shtetit (Gazeta Zyrtare), raporton Anadolu Agency.
Donacioni është pjesë e një marrëveshjeje të mëparshme, të nënshkruar nga Turqia dhe shteti i Palestinës.
Fondet do të përdoren për të mbështetur projektet zhvillimore nga lëmi i ekonomisë dhe sociales, për ndihmë të nevojave urgjente, si dhe për përmirësimin e kapaciteteve institucionale.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re