Skip to content

10 naftëtarë lënë grevën e urisë, zëvendësohen nga gratë e tyre. Ja vendimi eksrtrem që kanë marrë

Pas përfundimit pa sukses të takimit të djeshëm, mes sindikatës dhe përfaqësuesve të uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, naftëtarët kanë vendosur të vijojnë grevën e urisë. Në ditën e 18 tëngujimit, për shkak dhe të gjendjes së rënduar shëndetësore të  10 grevistëve, naftëtarët kanë vendosur që të bëhet zëvendësimi i tyre me 10 persona të tjerë.

Këtë herë personat që do të futen në grevë urie janë gratë e naftëtrëve të cilat do të izolohen në ambientet e qëndrës shëndetësore.

Krahas vijimësisë së grevës bëhet me dije se do të vazhdojnë paralelisht dhe protestat deri në gjetjen e një zgjidhjeje të problematikës së naftëtarëve për në marrjen e pagave të prapambetura, lidhjen e kontratave individuale dhe rifillimin e punës.

/faxweb