10 pedagogë pritet të hyjnë në grevë urie nesër pasdite, nëse qeveria nuk merr asnjë vendim për 9 kërkesat e tyre për rritjen e pagave, shtim të buxhetit për kërkim shkencor, të orëve suplementare, rivlerësim të orëve të punës dhe rritje financimi për vjetërsinë në punë.

 

Sindikata e pedagogëve deklaroi se greva do zhvillohet në ambiente të brendshme, ku do të jenë të pranishëm anëtare të stafeve akademike nga fakultete të ndryshme.

 

Këtë përshkallëzim të qëndrimit ata shprehen se do ta ndërmarrin, nëse kryeministri rishikon problematikat në arsimin e lartë.

 

SANDËR KOVAÇI

KREU I SPUSH

Kemi gatishëmrinë e një pjese të stafit që të kalojë në grevë urie, si grevë simbolike e padëëshirueshme. Do jetë unike besoj në botë. Bëhet fjalë 10 pedagogë mund të jenë, është simbolike. Janë nga universitete të ndryshme, politekniku mund të jenë dy veta.

 

MIRANDA HARIZAJ

PEDAGOGE NË UPT

Ajo është formë e qëndrimit, ne shpresojmë të mos vijmë te ajo pikë. Derisa gjërat të bëhen, të marrin rrugë do të thotë se 15% nuk është, është 7%. Duhet një qsje më pozitive për ta sjellë në nivelin e duhur.

 

Miratimi i shtimit të pagës së pedagogëve me 8% nga vetë universitetet nuk mund të realizohet sipas pedagogëve, pasi në bazë të vendimit të senatit akademik të universitetit të Tiranës, ai zgjat deri në fund të këtij viti, madje nuk përshin as stafet ndihmës akademike dhe administrative.

 

SANDËR KOVAÇI

KREU I SPUSH

Universiteti i Tiranës e ka rritur me 8% vetëm për këtë periudhë, tetor-dhjetor, nuk ka asnjë garanci për vitin e ardhshëm.  Në këtë 8% nuk është përfshirë stafi akademik dhe administrative që kanë rroga të ulëta dhe 15% nuk u rrit asgjë.

 

Greva e urisë e paralajmëruar nga pedagogët do të nisë nesër në orën 16:00. Ajo vjen pas protestave dhe bojkotit të përditshëm të zhvilluar kryesisht para korpusit Universitar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re