Nëse lexon librat që lexojnë të gjithë, atëherë do të mendosh ashtu siç mendojnë të gjithë. – Haruki Murakami

Çdo libër që ndihmon një fëmijë ta bëjë leximin zakon, një nga mënyrat e tij të “arratisjes” dhe një nevojë të vazhdueshme, është libër i mirë. – Maya Angelou

Librat janë si pasqyrat: nëse një budalla e vështron, mos prit që një gjeni të mbajë sytë aty. – J. K. Rowling

Ka një ndryshim të madh mes një njeriu ambicioz që do të lexojë një libër dhe një njeriu të lodhur që do të lexojë po një libër. – Gilbert K. Chesterton

Libri është i vetmi vend ku mund të ekzaminosh diçka të destinuar për t’u thyer, pa e thyer në asnjë cep. – Edward P. Morgan

Disa libra na lënë të lirë dhe disa të tjerë na bëjnë të lirë. – Ralph Waldo Emerson

Është një rregull në leximin e një libri të ri: pasi keni lexuar një libër të ri, mos lexoni një libër tjetër të ri, por një të vjetër në mes. – C. S. Lewis

Ki parasysh që të mos i japësh një fëmije një libër të cilin nuk do të doje ta lexoje vetë më parë. – George Bernard Shaw

Ekziston një krim më i tmerrshëm se djegia e librave: mosleximi i tyre. – Joseph Brodsky

E kupton që ke lexuar një libër të mirë kur lexon faqen e fundit dhe ndihesh sikur ke humbur një shok. – Paul Seeney

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re