Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë ka hartuar një plan masash të detajuar për muajin dhejtor 2018 me qëllim përballimin e fluksit në aeroportin e Rinasit.
 
Plani i masave të hartuara nga policia kufitare ka si synim edhe parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë pasi gjatë muajit nëntor janë evidentuar dhe goditur 66 raste.
 
Policia thotë se gjatë kësaj periudhe janë arrestuar dhe proceduar 10 persona për përdorim të dokumentave të falsifikuara, ndërsa u është refuzuar dalja 207 shtetasve të cilët nuk plotësonin kriteret për të lëvizur në hapësirën Shengen.
 
Po gjatë muajit nëntor janë kapur gjithashtu 9 persona në kërkim për vepra të ndryshme penale për llogari të DVP-ve si dhe janë proceduar penalisht 52 shtetas për kalim të paligjshëm  kufiri.
 
Sakaq, është proceduar penalisht 1 shtetas për mosdeklarim të hollash në kufi, është arrestuar një tjetër për mitëdhënie, si dhe është arrestuar dhe një person për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re