Një burrë 55 vjeçar nga fshati Frakull i Fierit u konfirmua sëfundmi me koronavirus duke e çuar numrin e të prekurve në 71 persona.

Gazetarja Valbona Davidhi raporton për abcnews.al se 55 vjeçari është infektuar gjatë një vizite tek familja e kunatit të tij në Dërmenas të Fierit, pikërisht në familjen Sulo, të cilët numërojnë tre të prekur me koronavirus, konktretisht, babai, nëna dhe vajza.

Deri më tani, qarku i Fierit numëron 10 persona të prekur me koronavirus ku 8 janë në rrethin e Fierit dhe 2 persona në Lushnje.

“Të gjithë ata që janë të prekur dhe të konfirmuar, pjesa më e madhe që janë në Infektiv kanë histori udhëtimi në Itali dhe familjarë të tyre.

Rasti i Frakullës, është familja që ka lidhje të ngushta me familjen Sulo në Dërmënas të Fierit. Në Dërmënas janë të prekur burri, gruaja dhe vajza.

Motra e z.Sulo jeton në Kasharaj, kanë qenë për vizitë tek familja Sulo duke infektuar kështu kunatin e z.Sulo më datë 6 mars”, raporton gazetarja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re