Në këtë artikull po ju sjellim disa këshilla se çfarë ushqimesh duhet të konsumoni për të parandaluar ftohjen si dhe për të forcuar imunitetin në këto ditë të paksa të ftohta.

Në dimër është e nevojshme të konsumojmë të gjitha frutat dhe perimet e stinës
Duhet të kemi parasysh edhe vajin e ullirit, ushqimet me proteina shtazore si veza, peshku, pula dhe shumë më pak mishi i kuq.

Nuk rekomandohen ushqimet e skuqura por të gatuara në furrë dhe me avull.

Ushqimet që ua forcojnë imunitetin:

1. Speci i kuq
Speci i kuq Paprika është shumë i pasur me vitaminë C, ai përmban dyfishin e vitaminës C krahasuar me agrumet (si limonat, portokallet etj), prandaj përforcon sistemin tuaj imunitar dhe parandalon ftohjen.

2. Finoku
Finoku është gjithashtu shumë i pasur me vitaminë C dhe ndikon në përforcimin e rezistencës trupore. Gjithashtu ai sulmon bakteret dhe viruset duke parandaluar ftohjen.

3. Kosi
Kosi përmban probiotikë duke ndihmuar organizmin të luftojë infeksionet e ndryshme. Gjithashtu përmirëson tretjen.

4. Çaji jeshil
Çaji jeshil është shumë i pasur me antioksidantë dhe lufton radikalet e lira, duke përforcuar kështu imunitetin e organizmit.

5. Patatet e ëmbla
Patatet e ëmbla janë shumë të pasura me antioksidantë dhe përmirësojnë mirëfunksionimin e qelizave, duke përforcuar kështu imunitetin e trupit.

6. Hudhra
Hudhra është një super produkt për parandalimin e ftohjes pasi përmban shumë kalcium , potasium dhe lufton bakteret e këqija.

7. Kurkuma ose Turmeriku
Kurkuma ose siç njihet ndryshe edhe rrënja e turmerikut, përveç shijes fantastike që ka në gatime, është një bimë me efekte shumë pozitive për shëndetin, pasi është anti inflamatore dhe lufton radikalet e lira, duke e bërë organizmin më të fortë.

8. Salmoni
Salmoni është shumë i pasur me proteina dhe me acide yndyrore Omega 3 duke ndikuar kështu në aktivizimin e qelizave T, të cilat mbrojnë organizmin nga sëmundjet.

9. Brokoli
Brokoli është një ndër perimet të pasura me vlera të fuqishme ushqyese. Por shpesh mënyra e konsumimit të saj, në formën e gatuar bën që shumë vlera ushqyese të kësaj perimeje të humabsin. Shumë minerale, vitamina dhe vlera të tjera humbasin gjatë gatimit, vlera të cilat janë shumë të dobishme për shëndetin e organizmit. Sa më shumë ujë të përdorni për gatimin e brokolit aq më shumë vitamina të kësaj perimeje do të humbasin. Rekomandimi i dietologëve është që brokolit të konsumohen të gatuara shumë pak ose aspak.

10. Lakra e Brukselit
Lakrat e Brukselit janë të vogla por bëjnë një punë të madhe.
Lakra e Brukselit ka shumë vlera ushqyese dhe është e pasur me vitaminë C. Ajo parandalon dëmtimin e qelizave dhe përforcon imunitetin./ Shkolla e Shëndetit

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re