Në 10 vjetorin e vdekjes së komandatit Feti Vogli i cili humbi jetën në njërin prej misioneve në Afganistan, shoku i tij i misionit, Denis Deliu ka dhënë një intervistë për Fax Neës ku shpjegon edhe njëherë sesi ndodhi ngjarja dhe sjell në kujtim fjalët e fundit që ai i kishte thënë para misionit.

Deliu tha se Vogli ishte një komandant i përkushtuar në punën e tij por edhe më shumë ndaj familjes së tij dhe para se të ndërronte jetë gjatë sulmit të pabesë nga policët afganë të infiltruar, i kishte thënë se ky ishte misioni i fundit pasi do të shkonte të vizitonte vajzën e tij.

Deliu: Ne e mendonim rrezikun nga jashtë rrethimit, nuk e mendonim kurrë se do vinte nga brenda. Në momentin që ndodhi shpërthimi grupi tjetër doli jashtë. Ndërsa policët afganë ishin të gjithë të infiltruar nga talebanët. Në këtë moment, polici afgan ka shpenzuar mbi 100 plumba drejt nesh dhe në këtë moment, Feti Vogli ka mbetur i vdekur me plagë të rënda.

Kur një komandant amerikan na pyeti se ku po shkonim në mision, na tha se bënim mirë të mos shkonim në atë qytet. Ne normalisht nuk ktheheshim dot sepse misioni ishte me urdhër nga Ministria e Mbrojtjes dhe ne trajnoheshim që të kalonim këto vështirësi. Ajo që mbaj mend është se më tha, unë nuk vij më këtu në mision. E pyeta pse. Më tha unë nuk vij më sepse vajza ime nuk më del as në skype, kërkon që unë të shkoj në shtëpi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re