Një grua franceze që ishte larguar në mënyrë të parevokueshme nga puna ka dërguar çështjen e saj në gjykatë për t’u ankuar.Largimi i saj nga kompania inxhinierike Micropole kishte ardhur pasi zonja Asma Bounaouil ishte paraqitur në punë me shami në kokë.

Pas ankesës që ka bërë, një gjykatë franceze ka vendosur në favorin e saj, por u deshën 10 vite hetime për të konstatuar nëse ishte e drejtë mënyra se si e kishte humbur vendin e punës.Pasi gjykata konstatoi se ndaj zonjës është bërë diskriminim, e paditi kompaninë me  23 mijë euro dëmshpërblim.

Por dëmshpërblimi në fjalë nuk është asgjë krahasuar me dëmin moral dhe material që i është shkaktuar zonjës Bounaouil. Ajo ka hasur në probeme për ripunësim, ndonëse një profesioniste në fushën e marketingut.

Ndërkohë, situata në terren nuk është aq premtuese. Gjykata Evropiane e Drejtësisë në vitin 2017 vendosi në favor të lejimit të largimit nga puna nga ana e punëdhënësve për punëtorët që mbajnë simbole politike, filozofike dhe fetare, në grupin e të cilave konsiderohet edhe shamia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re