Një histori që shpesh ka ndodhur nëpër botë, por fatmirësisht kësaj here, fundi qe i lumtur. Një fëmijë 10 vjeçar, ka mundur të nxirret i gjallë nga një pus, pas 5 ditësh gërmime e pune.

Vogëlushi, shurdh memec, kishte rënë aksidentalisht në një pus pranë shtëpisë së tij në një fshat të Indisë.

Afro 500 punonjës të ushtrisë e forcave të emergjencave morën pjesë në operacionin për ta nxjerrë nga pusi vogëlushin. Gjatë punës pati vështirësi të shumta për shkak të motit të keq, terrenit të vështirë e rrezikut të pickimeve e kafshimeve nga gjarpërinjtë e akrepët e shumtë në zonë.

Fëmija ndërkohë qëndroi për 104 orë në fundin e pusit të thellë 24 metra. Rahul Sahu qëndroi përgjatë gjithë kohës i zhytur në ujë e baltë, ndërsa për ta mbajtur gjallë ekipet mjekësore zbritën poshtë pusit oksigjen (përmes një tubacioni) dhe pak fruta (banane) për të ngrënë.

Ekipet e shpëtimit arritën të hapin një gropë  20 metra të thellë paralelisht me pusin e më tutje mundën të krijojnë një tunël disa metra.

Rahul doli prej pusit pas 5 ditësh, ndërsa përreth tij kishte brohoritje gëzimi e duartrokitje, të cilat vogëlushi shurdh- memec thjesht mundi t’i shikonte.

Këto janë pamjet

Fatmirësisht, 10 vjeçari nuk ka marrë lëndime serioze në trup dhe pas qëndrimit në spital për disa kohë, do të mund të shkojë në shtëpi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re