Skip to content

10 vjetori i heqjes së vizave/ Meta mesazh shqiptarëve: Realizuam një ëndërr, por sot është koha ta mbrojmë

President ii vendit Ilir Meta, përmes një postimi në facebook ka përkujtuar 10-vjetorin e heqjes së vizve dhe dhënien e mundësisë për qarkullimin e lirë të qytetarëve shqiptarë.

Meta shprehet se është koha që këtë ëndërr të bërë realitet 10 vite më parë duhet të bëjmë gjithçka për ta mbrojtur.

Posstimi i plotë: Para 10 vitesh, realizuam një ëndërr, lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Bashkimin Europian.

Është koha për të bërë gjithçka për ta mbrojtur këtë arritje të madhe dhe për të bërë realitet aspiratën e çdo shqiptari për të anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Mos e braktisni Shqipërinë, por bashkohuni për ta bërë një vend të denjë europian!

/faxweb