Skip to content

“10 zyrtarë në SPAK në 24 orët e fundit”, Erl Murati: Protestuesit në shesh për gjithçka shkon keq. Territorialja? Bashkitë jofunksionale

Murati1

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin Prime News24 komentoi protestat e qytetarëve përpara Kuvendit.

Murati theksoi se protestuesit janë në sheshe për çdo gjë që shkon keq. Ai shton se vetëm në 24 orët e fundit, në SPAK janë thirrur 10 zyrtarë dhe vetëm ky tregues të bësh të dalësh në protesta.

Në lidhje me reformën territoriale, Murati nënvizoi se bashkitë sot janë jofunksionale dhe kjo duhej të rregullohej.

Erl Murati: Kemi qëndrestarë që qëndrojnë në sheshet e Tiranës prej 5 muajsh. Situata është alarmante, sepse sot janë thirrur në SPAK disa nga zyrtarët e lartë të vendit.

Dje u arrestua drejtori i incenaratorin e Elbasanit. Për 24 orë janë thirrur në SPAK 10 zyrtarë dhe janë raste që të japin arsye që të dalësh në tubime.

Për Territorialen, tek raporti që ka bërë qeveria, vetëm 10 bashki kanë performancë të mirë. Duket më shumë një bashkim mekanik bashkish. Problem është mosfunksionimi i bashkive. Prsh Bashkia e Patosit është shumë mirë në top 10 dhe ngrihet pyetja se përse duhet të bashkohet kjo bashki me Fierin?