Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe gazetari Basir Çollaku, kanë debatuar sot në emisionin “Open”, ku po diskutohet rreth zhdukjes së tre të rinjve në Malësi të Madhe, Vilson Çutaj, Klement Pepaj dhe Danjel Pepaj.

Ndërsa Ndreu tha se e gjithë ngjarja ka ndodhur për vjedhjen e 5 kilogramë hashash, Çollaku e kundërshtoi, duke theksuar se në fakt flitet për 100 kilogramë hashash.

Ai e akuzoi kryebashkiakun e Lezhës se “po fsheh të vërtetën”, ndërsa tha se ka të dhëna që flasin për 100 kilogramë kanabis.

Debati: Çollaku: Ju cilës deklaratë i rrini? Ndreu: Unë te 5, ti kërceve nga 100 në 150

Çollaku: Po lëri këto tani, shkresa që kanë dalë me ujë, kam shkresa! Ndreu: Shkresa të kujt?

Çollaku: Shkresa të qeverisë, që keni bërë ju! Ndreu: Kam të dhëna thash, kështu thonë të dhënat e mia! Çollaku: Janë 100 kilogramë, ju i qëndroni 5 kilogramshit? Po flet si kryebashkiak

Ndreu: Ti do të më intimidosh mua? Çollaku: Nuk është intimidim, sipas jush sa janë? Ndreu: Sipas të dhënave të mia, flitet për 5 kilogramë! Çollaku: Po fsheh të vërtetën

Ndreu: Ti nuk ke konceptin e të dhënave, ti e di të gjithë ngjarjen, mos themi fantazi! Çollaku: Pse janë fantazi?

Ndreu: Sepse do ta imponosh se s’bën, po flet gabim! Çollaku: Po pyes, qëndroi deklaratave të tua Ndreu: Të dhënat e mia flasin për 5

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re