SPAK regjistron kryesisht procedimin penal për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, ndaj ish-kandidatit për deputet të LSI, Etion Joka.

 

 

Nga të dhënat e përfituara nga pamjet filmike, si dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, rezultoi e provuar se: shtetasi Etion Joka, kandidat për deputet në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të datës 25 Prill 2021, i ka ofruar një shumë prej 100 (njëqind) USD, shtetasit Elis Babo, në këmbim të sigurimit të votave.

 

Prokuroria e Posaçme bën të ditur se ka përcjellë në Gjykatën e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për kalim për gjykim dhe aktet e procedimit penal ndaj shtetasit Etion Joka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” si dhe Elis Babo, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re