Mjekët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ngritur alarmin për një gjendje të rrallë shëndetësore që mendohet të jetë e lidhur me koronavirusin. Ky komplikacion dyshohet që të ketë shkaktuar vdekjen e një djali 14-vjeçar në Mbretërinë e Bashkuar.

Në New York, rreth 100 raste të dyshuara të sindromës inflamatore janë raportuar me më shumë se gjysmën e fëmijëve të prekur nga mosha rreth 5-17 vjeç.

Mjekët thonë se sindroma  në fjalë është e ngjashëm me sëmundjen Kawasaki, një sëmundje e rrallë inflamatore e cila prek kryesisht fëmijët nën moshën pesë vjeç, që po ashtu ka qenë e lidhur me pandeminë e Covid-19.

Në fillim të pandemisë, fëmijët mendohej se kishin më pak të ngjarë të kishin pasoja të rënda nga koronavirusi, ndërsa thuhet se më të prekurit janë të moshuarit dhe personat me probleme të tjera shëndetësore.

Veç rasteve në SHBA, edhe mjekët në Mbretërinë e Bashkuar e kanë zbuluar gjithashtu sëmundjen e re, të cilën ata e përshkruajnë si shkaktare për temperatura të larta, ënjtje dhe skuqje dhe që kërkon trajtim të menjëhershëm në spital.

Deri mw tani, të paktën 40 fëmijë janë trajtuar për sëmundjen “hiper-inflamatore” pasi e kanw marrw potencialisht virusin korona.

“Grupi” i rasteve të sëmundjes së re është përqendruar në zonat Woolwich dhe Southwark të kryeqytetit. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re