Policia italiane në rajonin e Kalabrisë ka vënë në pranga një shtetas shqiptar me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike të tipit marijuanë. Në automjetin e tij u sekuestruan rreth 100 kg marijuanë.
Arrestimi i shqiptarit u krye pas një ndjekje prej disa minutash në daljen e autostradës në afërsi të komunës Snatì Onufrio.
Shqiptari nuk i ndaloi një postblloku të policisë rrugore duke tentuar largimin me shpejtësi.
Policia italiane mundi të ndalojë automjetin në bagazhin e të cilit u gjet lënda narkotike.
Për shqiptarin janë hapur dyert e burgut ndërkohë që autoritetet po hetojnë mbi bashkëpunëtorët e destinacionin e lëndës narkotike.