Skip to content

100 mësues infektohen me koronavirus, Bashkia bën thirrje për mësues vullnetarë

 

Shkollat vijojnë mësimin normalisht në të gjithë Shqipërinë, por shifrat e infektimeve të stafit mjekësor janë të larta, ndonëse Komiteti i Ekspertëve nuk i konsideron vatër infeksioni. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se numri i mësuesve të infektuar në qarkun e Korçës ka mbërritur në 100, ku 50 janë në Korçë, 20 në Pogradec dhe 30 në qytete të tjera.

Sipas procedurës, mësuesit e infektuar pasi karantinohen u merret tampon rasteve të kontaktit dhe më pas bëhet zëvendësimi me mësues në listën e portalit. Së fundmi, Bashkia e Korçës ka bërë thirrje për mësues vullnetarë.

Sa i përket nxënësve, janë 8 të infektuar në Pogradec dhe mbi 20 në Korçë. Pavarësisht numrit të lartë të mësuesve të infektuar, NJVKSH nuk pranon që institucionet arsimore janë kthyer në vatra infeksioni. Që prej fillimit të pandemisë janë infektuar rreth 220 mësues në qarkun e Korçës.