Që nga fillimi i këtij viti më shumë se 100 mijë afganë janë detyruar të zhvendosen nga tokat e tyre për shkak të përleshjeve dhe fatkeqësive natyrore.

Në një deklaratë nga Zyra e OKB-së për Koordinim të Çështjeve Humanitare thuhet se që nga fillimi i vitit, 108 mijë e 440 persona në Afganistan janë detyruar që të zhvendosen nga shtëpitë e tyre.

Në periudhën në fjalë nga Gazni në lindje të shtetit janë zhvendosur 10 mijë, kurse në Baglan në veri rreth 4 mijë persona, shkruan aa. Gjatë vitit 2017, 445 mijë persona ishin detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në Afganistan./.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re