Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Beratit, Ardit Çela, ka reaguar pas lajmit se së fundmi edhe 100 të rinj dhe të reja në Berat janë larguar nga LSI dhe do të marrin sot teserën e PS-së.

Ndërsa hedh akuza se PS kërkon të mbajë peng njerëzit e mrekullueshëm të këtij qarku për interesa të ngushta te 3-4 individeve, thotë se rritja e LSI nuk ndalet sidomos në qarkun e Beratit. Ai shton se të rinjtë dhe socialistët po i bashkohen kësaj force përditë.

Me poshte postimi i plote:

Aleanca e parkingjeve ne aksion!
Degradon ne tragjikomedi rilindja ne Berat. Kusherinj të rilindjes, punonjës të administratës, militantë të rilindjes që dalin në TV si anëtarë të LSI.
E mbarsën malin dhe kuptohet se çfarë pollën.
Te vjen keq kur shikon se kush e qeveris Beratin.
Te vjen keq per nivelin e rendomte te perfaqesimit qe kerkon te mbaje peng njerezit e mrekullueshem te ketij qarku per interesa te ngushta te 3-4 individeve. Rilindja ne Berat premtoi hapjen e vendeve te punes, por solli vetem zbrazjen dhe eksodin masiv si pasoje e varferise dhe mjerimit ku e zhyti Beratin.
Rilindja premtoi se do ndihmonte biznesin, nderkohe qe i dyfishoi taksat e tarifat ne kohe pandemie.
Rilindja premtoi ishullin mbi Osum, nderkohe qe e ktheu gjithe Beratin ne nje ishull te izoluar nga zhvillimi e te zhytur ne mjerim e trishtim. Rilindja premtoi rruge e infrastrukture, nderkohe qe rruget po shkojne perdite ne lume.
Te zhytur deri ne fyt ne mjedisin e krijuar nga ata vete, ne kushtet e panikut te kuptueshem, sajojne lajme mbi gjoja largime ne drejtim te Rilindjes.
Fytyra te dale boje militantesh dhe kusherinjsh te rilindjes, punonjës të administratës, te thirrur me urgjence nga tronditja e forte psiqike e shkaktuar nga zhvillimet e fundit, te sponsorizuar nga aleanca e parkingjeve, nuk mundet kurrsesi te perfaqesojne LSI.
Berati i njeh mire kush jane e çfare jane. I njeh mire ata dhe bemat e tyre.
Qytetaret e Beratit i neverisin dhe i refuzojne shfaqjet e sponsorizuara te cirkut te rilindjes, dhe ne tepsite dhe kusite e tyre do t’ua servirin te ftohte pergjigjen me 25 prill.
Rritja e LSI nuk ndalet, sidomos ne qarkun e Beratit. Te rinj e te reja, energjike e qe e duan vendin e tyre po bashkohen perdite me LSI.
Vajza dhe gra, qe perfaqesojne vlerat me te mira te qytetarise beratase po e fuqizojne perdite e me shume LSI.
Socialiste te thjeshte e te ndershem, qe e duan Beratin per ta ndertuar e per te jetuar, e jo per ta mjele, cdo dite po i bashkengjiten LSI ne cdo lagje e qender votimi.
Eshte ky realitet, i vrullshem dhe i pandalshem i rritjes e fuqizimit te LSI, qe e ka coroditur rilindjen dhe tepsine e saj. Fundi eshte i pashmangshem.
Ne 25 prill, vershim masiv ne Berat dhe ne te gjithe Shqiperine kunder sektit te rilindjes.
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re