Gjatë takimit me të rinjtë e Njësisë 1, kryebashkiaku Veliaj ndau edhe disa lajme të mira, me në fokus shtimin e terreneve sportive dhe krijimin e mundësisë për të mësuar falas në Qendrën TUMO për fëmijët e familjeve në nevojë.

 

Duke iu përgjigjur pyetjeve të të rinjve, Veliaj tha se në qytet janë identifikuar rreth 100 hapësira, të cilat do të shndërrohen në terrene sportive.

 

 

“Kemi një projekt të ri për Tiranën: Kemi identifikuar 100 hapësira për 100 fusha sportive. Në qoftë se këtë vit, e kishim fokusin te rinia, duam që vitin tjetër t’ia kushtojmë vëmendjen infrastrukturës sportive. Sigurisht, do na japë shumë dorë fakti që Tirana – është në finale – mund të fitojë titullin ‘Qyteti Evropian i Sportit’”, theksoi Veliaj.

 

 

Lajmi tjetër i mire ishte fushata për bursa për të rinjtë dhe fëmijët e apasionuar pas teknologjisë, sidomos për ata që nuk kanë mundësi ekonomike.

 

 

“Kemi nisur një fushatë të madhe për të dhënë bursa për fëmijët që vijnë nga familje në nevojë, prindërit e të cilëve mund të jenë me ndihmë ekonomike ose me rrogë minimale. Sot mbi 50% e çunave dhe gocave që mësojnë në TUMO janë me bursë sepse parimi është t’i japim shansin kujtdo. Ne kemi kërkuar nga 100 kompanitë më të mëdha të biznesit, që të mbulojnë 50, 100, 200, 250 bursa për fëmijët që mësojnë në TUMO”, u shpreh Veliaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re