C’ ben pasioni per artin ?! Sot me tingellon si perralle e pabesueshme historia e 20 viteve me pare…..! Por ja qe ka ndodhur…..
Ishte Dhjetori i vitit 1998 – vit tranzicioni tejet i veshtire per Shqiptaret. Diku ne nje ore te vone te katit te trete te Estrades ne Tirane punohej ne kushte tejet te veshtira per orkestrimin e kenges se Festivalit te kompozitorit Luan Zhegu me Poezi te Arben Dukes ” Miresia dhe e verteta” qe do te interpretohej ate vit nga kengetarja e suksesshme kosovare Alberi Hadergjonaj.
Them kushte te veshtira pasi studio nuk kishim, me perjashtim te nje tastiere – sint Korg X3 dhe nje Boks – amplifikator i Estrades me te cilen lidhnim tastieren e ku fisha here jepte sinjal e here ikte – me zhurme e pa zhurme……
Shume shpesh qellonte qe drita dhe rryma elektrike mungonte vazhdimisht. E megjithate, puna dhe provat vazhdonin intesivisht.
Diku tej, ne dhomen e punes se Luanit nje piano e vjeter e nje divan i perkulur me kembe te thyera plus nje tavoline shume e vjeter dhe kjo me kembe te thyera plotesonin tablone e ambjentit ku do te punohej me nete te tera per realizimin e kenges qe do te shpallej fituese e cmimit te pare ne Festivalin e 38- te te Kenges ne RTSH.
Pas nje casti kur puna nuk po ecte Luani me thote: A zbresim poshte bejme pak pushim ? Si thua per nje loje Shah? –
Eh une zhytesha i teri te loja e shahut, kurse Luani me sa duket mendonte per kengen e linjat e vokalit e veshjen e saj te orkestracionit, megjithese ora shenonte diku te treshi i mengjesit……
I ruaj gjithmone te fresketa keto Momente te paharruara, sakrifice pune e jashtezakonshme e mbushur me pasion e pergjegjesi nga i gjithe stafi i kenges.
Momentet me te bukura pa dyshim te bashkepunimit disa vjecar me Kantautorin Luan Zhegu, ku realizuam me qindra bashkepunime per kengetare, soliste e interprete nga me te miret ne vend duke u bere nje shkolle e vertete pervoje personale e fitimi experience per mua……
Fragment nga libri:” 100 vite muzike e lehte shqiptare”: Miron Kotani. Qershor- 2018.
/aktoretshqiptare.info