100 vjetori i Shkollës së parë Bujqësore në Shqipëri, hapur në Lushnjë në tetor 1921, bëri bashkë këtë të premte në një aktivitet zhvilluar në këtë qytet, Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, deputetet e zonës, përfaqësues nga Universiteti Bujqësor, specialistë të kësaj fushe dhe fermerë të shumtë.

Aktiviteti i organizuar nga Bashkia e Lushnjës nën kujdesinn e kryetares Eriselda Sefa, në ambjentet e Qëndrës së Transferimit të Teknologjive Bujqësore ( ish Instituti Bujqësor), pati në thelb jo vetëm kujtesën historike mbi rëndësinë e traditës në dekada të Shkollës Bujqësore, por edhe shtyrjen përpara të bashkëpunimit ndërinstuticional, me fokus ndihmën ndaj fermerit.

 

 

Kryebashkiakja e Lushnjës Eriselda Sefa në fjalën e saj të rastit vlerësoi rolin e rëndësishëm të Shkollës Bujqesore në përgatitjen e kuadrove që i shërbyen ndër vite zhvillimit të sektorit bujqësor në vend.

Sefa falenderoi qeverinë shqiptare për vëmendjen e shtuar dhe angazhimin konkret për të ndihmuar fermeret më zonën e Lushnjës, vecanërisht nisma e fundit për subvencionimin e naftës për fermerët.

Kryebashkiakja u shpreh e bindur se bashkëpunimi me Ministrinë e Bujqësore dhe drejtuesen e re të këtij institucioni Frida Krifca do të jetë edhe më efikas në vazhdim, me qëllim përmirësimin e kushteve në favor të fermereve dhe rritjen e mëtejshme të investimeve nbë këtë sektor prioritar për zonën e myzeqesë.

 

 

Ndërkohe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca evidentoi impaktin që ndihma e qeverisë shqiptare ka pasur në sektorin bujqësor në Lushnjë dhe Divjakë duke premtuar angazhim real që ky bashkëpunim në të mirë të fermereve të jetë konkret edhe në vazhdimësi.

Krifca tha se profesionet në bujqësi janë profesione me dinjtet ndaj ajo shprehu gatishmërinë për të punuar mbi çdo hallkë në shërbim të fermerit.

Ministrja tha se buxheti i vitit të ardhshëm do t’i përgjigjet nevojave të fermerëve dhe tregut.

Ndërkohe Zv.Rektori i Universitetit Bujqësor Pro.Dr. Alban Ibraliu, i cili mbajti një referet për zhvillimin bujqësor në Lushnjë dhe rolin e Shkollës Bujqësore në përmirësimin e kushteve të këtij sektori, e vuri theksin tek bashkëpunimi i institucioneve qeveritare me trupën akademike të Universitetit Bujqësor si, mundesia më e mirë për të garantuar një proces zhvilimi të sigurtë të sektorit të bujqësisë.

Ibraliu shtoi se Universiteti Bujqësor ka kontribuar vazhdimisht në kërkimin shkencor nëpërmjet kapaciteteve të  veta intelektuale dhe do të vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë edhe në vijim, me qëllim nxitjen e angazhimit dhe investimeve të të gjitha hallkave për të shtyre përpara  një sektor që duhet të jetë promotor zhvillimi i jetës ekonomikë në vendin tonë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re