Në vitin 1922 Burreli do të bëhej Njësi Administrative e Nënprefekturës Mat, duke marrë statusin Bashki.

 

Në kuadër të 100 vjetorit të krijimit të kësaj njësie administrative Bashkia Mat zhvilloi një sërë aktivitetesh kulturore, duke nisur me panairin agrokulturor që i paraprin çeljes së sezonit turistik për vitin 2022, emërtimi i Bibliotekës Mat me emrin e prozatorit të madh “Pjetër Budi” si dhe zhvillimin e një konference shkencore mbi historinë e Burrelit dhe Matit në epoka të ndryshme të historisë.

 

Të pranishëm në festimet e këtij viti jubile ishin drejtues të bashkive të ndryshme të vendit tonë si dhe drejtues të komunave të Kosovës.

 

Në konferencën shkencore të mbajtur në ambjentet e Muzeut Historik Mat, i pranishëm ishte edhe Kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi i cili tha se Mati në tërësi një histori të jashtëzakonshme që nga lashtësia e deri në ditët e sotme me zbulimet për vendbanimet ehershme Ilire, shkrimi i parë shqip me formulën e pagëzimit etj.

 

Kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj u shpreh se Mati i ka dhënë shumë vendit tonë me figura të shquara të historisë dhe letërsisë.

 

 

Referimet e bëra në këtë konferencë nga studiues e akademikë, do të përmblidhen në një botim i cili do të jetë pasuri e Bibliotekës “Pjetër Budi” Mat.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re