Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim ish-deputetin britanik, z.John Timothy Grogan.

 

Me anë të një postimi në Facebook, Meta bëri me dije se e ka falënderuar zotin Grogan për mbështetjen që i jep komunitetit shqiptar në Britani.

 

“I lumtur të prisja sot një mik të shkëlqyer të vendit tonë, ish-deputetin britanik, z.John Timothy Grogan, i cili viziton Tiranën në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.E falenderova për përkrahjen e madhe që i jep komunitetit tonë atje, si dhe për mbështetjen e pakursyer të dhënë në vijimësi ndaj Shqipërisë nga Britania e Madhe”, ka shkruar presidenti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re