Skip to content

‘100 vjet Tirana’/ Fotot që s’u panë…Ambasadorja Amerikane s’ka mësuar ende zakonet, ngre dolli me ujë. Veliaj i përmalluar me Mimi Kodhelin, e puth në faqe, Soreca ‘kalon’ darkën me dy ministret e Ramës

iPiccy collage 6

TIRANË– Ditën e djeshme është festuar 100 vjetori i Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë. Të pranishëm në festë kanë qenë diplomatë të huaj, ministra të qeverisë, kryeministri Edi Rama dhe sigurisht kryebashkiaku Erion Veliaj.

Fotografi Agim Rama ka qenë gjithashtu i pranishëm në event dhe ka shkrepur disa poza gjatë mbrëmjes.

Pasi kryebashkiaku Veliaj mban fjalën e tij, ngre dolli me verë të kuqe, ndërsa ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila me siguri nuk i ka mësuar ende zakonet e vendit kthen gotën me ujë (sipas bestytënive në Shqipëri kjo gjë nuk ndodh).

kim 2
Yuri Kim dhe Erion Veliaj

Mbrëmja duket se ka kaluar me shumë dashuri dhe ritakime, pasi Veliaj përqafon dhe puth ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodhelin. Kjo e fundit shihet duke e kaluar mbrëmjen me ambasadoren Kim dhe Leyla Mosess-On.

85043024 2530050913927588 4049267373935427584 o
Erion Veliaj dhe Mimi Kodheli
86269958 2530050767260936 4091554947621978112 o 1
Mimi Kodheli dhe dy përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane

Në një tjetër tavolinë, i dërguari i BE-së, Luigi Soreca ka qenë i shoqëuar nga dy ministre të Ramës, Ogerta Manasatirliu dhe Elva Margariti.

85119629 2530720433860636 5642896555116593152 o
Luigi Soreca, Yuri Kim, Ogerta Manasirliu dhe Elva Margariti

(k.m/dosja.al)