Presidenti amerikan Joe Biden, me anë të një video-mesazhi ka uruar shqiptarët dhe amerikanët në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

 

Video-mesazhi i kreut të Shtëpisë së Bardhë u dha në eventin që po mbahet në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të marrëdhënieve mes dy vendeve.

 

Biden shprehet i lumtur për bashkëpunimin me Shqipërinë ndër vite ndërsa ka falenderuar vendin tonë edhe për qëndrimin që po mban ndaj luftës në Ukrainë.

“Teksa festojmë marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë jam i lumtur për bashkëpunimin tonë. Sot Shqipëria dhe ShBA janë aleatë në NATO dhe ne shikojmë në të ardhmen. SHBA do të vazhdojë të bashkëpunojë me Shqipërinë për të ndjekur rrugën drejt Bashkimit Evropian. Shqipëria është gjithashtu mbështetëse e luftës në Ukrainë dhe dua të falenderoj njerëzit në Shqipëri për këtë mbështetje e për mikpritjen e tyre dhe do të vazhdojmë të mbajmë marrëdhëniet me ju të forta, të luftojmë të keqen për të ardhmen e fëmijëve tanë.” Tha përmes videos Presidenti Biden.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re