Situata në Bashkinë e Shkodrës vijon të paraqitet jo e qetë.

 

Niveli i ujit në hidrovore ka rënë dhe aktualisht ndodhet në kuotat normale, ndërsa 1020 ha vijojnë të jenë ende të përmbytura.

 

Sipas njoftimit zyrtar, në Obot prezenca e ujit prej 15 cm ka bërë që rruga të jetë e pakalueshme për automjetet e ulëta.

 

Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 31.01.2023 paraqitet si me poshte :

 

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 5.60 e pandryshuar me diten e djeshme ( kuota max 7.50 m )

 

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.10 m e andryshuar me djeshme( kuota max 8.70 m ).

 

Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1020 Ha, e pandryshuar me diten e djeshme.

 

Njesia Administrative Ana e Malit 1000 Ha e permbytur.

 

Rruga e Obotit ka prezence uji 15 cm, e pandryshuar me diten e djeshme, me veshtiresi kalohet edhe me mjete te ulta.

 

Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.

 

Nuk ka prezence uji ne oborre.

 

Njesia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqesore .

 

Rruga Shirq-Darragjat nuk ka prezence uji.

 

Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re