Rritet numri i të shëruarve nga koronavirusi në 24 orët e fundit në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ditën e sotme janë shëruar 103 qytetarë të prekur nga koronavirusi.

Kujtojmë që dje ishin 95 qytetarë të shëruar dhe sot numri fatmirësisht është më i lartë.

Ndërkohë që sot 4 pacientë humbën jetë nga Covid-19 dhe numri i rasteve të reja është 127./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re