Drejtuesi politik i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla ka qenë sot i pranishëm në ceremoninë e organizuar për 103 vjetorin e Kongresit të Lushnjes, ku i pranishëm ishte edhe Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

 

Balla në fjalën e tij u shpreh se në godinën e Kongresit të Lushnjes filloi ribashkimi i të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm si dhe theksoi se edhe parlamentarizmi e ka zanafillën e vet këtu.

 

“Kjo është ditë e rëndësishme jo vetëm për Lushnjen por për gjithë kombin shqiptar, pasi zanafilla e shtetit shqiptar ka në gjerdanin e vet të çmuar Kongresin e Lushnjes, i cili ishte momenti historik ku u ndërmorrën vendime që lidhen me refuzimin e vendimit të fuqive të mëdha për copëzimin e Shqipërisë dhe prej momentit të Kongresit të mbajtur në këtë godinë filloi ribashkimi i të gjitha trojeve shqiptare në një shtet të vetëm. Gjithashtu vlen të theksoj se edhe parlamentarizmi e ka zanafillën e vet këtu”, u shpreh Balla.

 

Gjithashtu Balla në fjalën e tij theksoi se SPAK duhet të hetojë urdhëruesit dhe ekzekutorët në krimin shtetëror të 21 Janarit 2011 dhe se dosja e Aleks Nikës duhet të hetohet sa më parë.

 

“Nën dritën e fakteve të reja që janë publikuar dje, dhe në këtë rast dua të theksoj se prej shumë muajsh kam kërkuar së bashku me familjarët e Aleks Nikës që të jetē Prokuroria Speciale Antikorrupsion pra SPAK tek i cili të transferohet dosja. Kujtoj këtu që nga viti 2011 dosja për hetimin e vrasjes së dëshmorit Aleks Nika gjendet në Prokurorinë e Tiranës dhe pluhëroset në sirtarët e prokurorëve që vettingu i zëvendëson dhe përsa kohë që në zinxhirin urdhërues të vrasjeve të 21 janarit përfshihen persona të cilēt janë juridiskion vetëm i Prokurorisë Speciale Antikorrupsion.

 

Në këtë këndvështrim, duke qenë se është një vrasje shtetërore e cila erdhi si pasojë e urdhëresave tē një zinxhiri të plotë nga kryeministri i vendit asokohe dhe në të gjitha nivelet e tjera, mendoj që është në përgjegjësinë e SPAK-ut që të kërkojë marrjen në administrim të kēsaj dosjeje, hetimin e plotë, administrimin e provave të reja të vendosura të transmetuara në publik sesi në një komunikim radio të udhëheqjes së lartë të shtetit të asaj kohe dhe Gardës së Republikës komunikohej për të qëlluar në trupat e protestuesve”, theskoi Balla.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re