Disa pallate në qytetin e Krujës kanë pësuar dëmtime të mëdha nga tërmeti i 26 nëntorit. Banorët tregojnë se janë të frikësuar dhe kërkojnë një strehë nga qeveria.

Një ekip ekspertesh të huaj të shoqëruar nga një inxhinier shqiptar po punon për klasifikimin e dëmeve në pallate dhe shtëpi banimi nëse do të shemben apo riparohen.

Në Krujë janë në total 105 pallate që do të kontrollohen, ndërsa deri më tani janë verifikuar 28 ndërtesa.

 

Dëmtime nga tërmeti pati edhe Lac. 90 banore të një pallati në këtë qytet janë detyruar të braktisin banesat pasi pallati i tyre është shpallur i pabanueshëm.

 

Ky është një nga të paktët banorë që gjen në thumanë pas tërmetit. Ai tregon se që prej asaj dite nuk kthehet të jetojë në banesën e tij pasi shtëpia ka pësuar dëmtime të rënda.

 

Programi i rindertimit parashikon shtëpi të reja për të gjithë të prekurit në Thumanë. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re