Krerët e shteteve shqiptare janë mbledhur ne Vlorë per te përkujtuar 105 vjetorin e shpalljes se pavarësisë. Ne ceremoninë e ngritjes se flamurit morën pjese presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ai i Kosovës Hashim Thaçi, kryetari i parlamentit Gramoz Ruçi e kryeministri Edi Rama.
 
Ne ceremoni mungoi kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj,  i cili pas mbledhjes se përbashkët te dy qeverive u kthye ne Prishtine per shkak te nje takimi me zëvendës ndihmës sekretaren amerikane te mbrojtjes Laura Cooper. Pas vendosjes se kurorave tek varri i Ismail Qemalit, drejtuesit me te larte te Shqipërisë dhe Kosovës u drejtuan tek shtëpia muze e pavarësisë, ku u shpall dhe logoja zyrtare e vitit mbarëkombëtar te Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re