“Nëse e kalon një ditë, mund të vazhdosh me tjetrën…”!

Një grua që festoi ditëlindjen e 106-të në një azil në Ohio i atribuoi jetën e saj të gjatë një qëndrimi pozitiv dhe dashurisë për uiskin Fireball. Florence Hackman, e cila mori pseudonimin “Fireball Flo” pasi dashuria e saj për këtë pije bëri që prodhuesi t’i dërgonte shishe dhe produkte falas për ditëlindjen e saj të 105-të, mbushi 106 vjeçe në qendrën e jetesës për të moshuar Traditions of Deerfield në Loveland.

“Unë thjesht përpiqem të jem e mirë me njerëzit”-tha Hackman në një postim në faqen e Facebookut të Traditions of Deerfield. “Nëse e kalon një ditë, mund të vazhdosh me tjetrën. Kështu që, kjo është ajo që duhet të bësh, një ditë në një kohë mendo çfarë duhet të bëj sot. Duhet të vazhdosh të ecësh sa të mundesh”-shtoi ajo. Shtëpia e pensionistëve tha se Hackman ende merr pjesë në orët e përditshme të shoqërimit me miqtë dhe ndjek nga afër ekipin e saj të preferuar sportiv, Cincinnati Bengals.

Shkencëtarët e Laboratorit të Shkencës Mjekësore dhe kolegjit Imperial në Londër të Britanisë thonë se kanë gjetur një metodë për të zgjatur jetën e minjve të laboratorit për 25%, shkruan The Independant. Ata po shpresojnë që ky ilaç të mund të përdoret edhe te njerëzit. Studiuesit zbuluan se deaktivizimi i proteinës që quhet interleukin-11 (IL11) rrit dukshëm jetëgjatësinë e minjve.

Ky trajtim ka reduktuar edhe vdekjen që mund të shkaktohet nga kanceri dhe ka ulur ndikimin e sëmundjeve që ndodhin nga inflamacioni kronik dhe metabolizmi jo i rregullt, të cilat janë të shpeshta te njerëzit në moshë të shtyrë. Minjtë që morën terapinë jetuan për rreth 155 javë, krahasuar me minjtë që nuk e morën terapinë, të cilët jetuan për 120 javë. Për shkak që dukeshin të rinj, minjtë që jetuan me gjatë u quajtën “gjyshërit supermodelë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re