Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, i cili me profesion është doktor, në një shkrim të tijin në Facebook, ka treguar për një vizitë të rrallë, të një zonje 106 vjeçare.
Haxhi Avdyli, ka treguar se si pacientja e tij e ka vetëm një problem, e ai është se për shkak të ankesave në krahun e djathtë nuk po arrin që ta lidhë shaminë lirshëm.
“E lindur në vitin 1913, në Opojë, tani 106 vjeqe. Vizita e dytë mjekësore te unë, për shkak të disa ankesave në krahun e djathtë, spo mundet të lidhë lirshëm shaminë” shkroi Avdyli në rrjetin social Facebook.
