E mbijetuara, kështu e quan veten 108 vjeçarja nga New Jersey.

Nëse jeni dikush i cili ka kaluar pandeminë e gripit në vitin 1918 dhe pandeminë aktuale të koronavirusit, atëherë ky epitet ju përshtatet.

Goldsholl, e cila jeton në një azil në Allendale, New Jersey, është shëruar plotësisht nga koronavirusi pasi  u diagnostifikua pozitive muajin e kaluar,  tha Guvernatori i New Jersey, Phil Murphy në një konferencë shtypi të  enjten.

108 vjeçarja mund të jetë personi më i moshuar që shërohet nga virusi në New Jersey.

“Një dëshirë për jetën  e jashtëzakonshme, një shpirt i jashtëzakonshëm dhe një forcë e jashtëzakonshme, ishin fjalët e guvernatorit për shërimin e Goldsholl.

Goldsholl ishte shtatë vjeç kur u sëmur nga gripi i 1918 – i cili  vrau më shumë se 50 milion njerëz në mbarë botën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re