Këtë 4 Dhjetor bëhen 109 vjet që nga themelimi i Forcave tona të Armatosura.

Presidenti Ilir Meta përmes rrjeteve sociale ka shprehur respektin, falenderimin dhe mirënjohjen më të thellë për burrat dhe gratë në uniformë që këto vite i kanë shërbyer me devotshmëri mbrojtjes së atdheut.

“Me shprehjen e respektit më të lartë, falenderimit dhe mirënjohjes së thellë, për çdo burrë dhe grua në uniformë, që në këto 109 vite ka shërbyer me devotshmëri dhe sakrificë sublime në mbrojtje të Atdheut, Pavarësisë, Sovranitetit dhe Sigurisë Kombëtare, garantimit të lirisë, paqes e stabilitetit, në rajon dhe botë, nën Flamurin Kombëtar, u përcjell Forcave tona të Armatosura urimet më të përzemërta në Ditën e Themelimit.

I inkurajoj për të vazhduar me përgjegjshmëri në drejtim të modernizimit, rritjes së aftësive trajnuese dhe kapaciteteve operacionale, për të qenë gjithmonë të gatshëm në përgjigje të misionit, situatave dhe sfidave që parashtron koha, si dhe detyrave, që burojnë nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë dhe angazhimet në kuadër të NATO-s. Përshëndetje vëllazërore për familjet e ushtarakëve, burim i përhershëm frymëzimi dhe edukimi me

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re