Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Republikës Ilir Meta paraditen e kësaj të diele kanë qenë të pranishëm në ceremoninë e ngritjes së Flamurit në Vlorë, në kuadër të 109 vjetorit të Pavarësisë.
Meta dhe Rama janë të shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Dritan Leli dhe Kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla.
Shqipëria feston sot 109-vite nga krijimi i shtetit. Më 28 Nëntor 1912, Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë duke shpallur Shqipërinë shtet sovran dhe të pavarur.
28 Nëntori njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, një ditë e rëndësishme për mbarë shqiptarët në trevat shqiptare dhe anembanë botës.
