Në 109-vjetorin e Policisë së Shtetit, kryebashkiaku Veliaj, së bashku me drejtues të tjerë të pushtetit lokal, uruan uniformat blu për punën dinjitoze të bërë ndër vite.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

“Shumë faleminderit për shërbimin dinjitoz që i bëni qytetit dhe vendit tonë. Në emër të të gjithë qytetarëve të Tiranës, ju them gëzuar festën! Jemi jashtëzakonisht krenarë për secilin prej jush, për sakrificën që bëni, jo vetëm në punë, por ndaj familjeve tuaja ku mungoni, jam i sigurt, me orë të gjata. Fakti që ky qytet sot nga Eurostat-i cilësohet si një nga qytetet më të sigurta në Europë është meritë e Policisë së Shtetit, djemve dhe vajzave që shërbejnë nën uniformë dhe e bëjnë këtë qytet më të sigurt çdo ditë.

 

Ndwr tw tjera Veliaj, vlerësoi edhe faktin se Policia është pastruar nga elementë si ato që u panë në skenat e dhunës në selinë e PD pak ditë më parë.

 

“Policia e Shtetit ka pasur edhe një aftësi të jashtëzakonshme vitet e fundit, aftësinë për t’u vetë korrektuar. Kur pashë atë skenën te “Rruga e Elbasanit”, me ish-policë shteti dhe ish-policë bashkie të një regjimi të kaluar, thashë ky ishte vendimi i duhur. Kemi hequr nga radhët tona njerëz të hurit dhe të litarit. Po rriheshin me njëri-tjetrin ish-policë të shtetit me ish-policë të bashkisë, të ndarë në dy kampe të së njëjtës parti, e u desh policia profesionale e shtetit të ndante palët, të ndalte ata që po thyenin kafkat e njëri-tjetrit

 

Veliaj e mbylli fjalën e tij duke thënë se proporcionalisht me rritjen e Tiranës po rriten edhe nevojat për efektivë policie në kryeqytet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re