TURQI – Ekipi i ABC News ndodhet sot në Adana të Turqisë, e goditur rëndë nga tërmeti i së hënës me magnitudë 7.8 righter.

Ndërsa bëri një pasqyrim të situatës atje, gazetari Arlind Isa ndau historinë e trishtë të një prej banorëve të zonës atje, shpresat e të cilët ndodhen nën rrënoja.

Isa tha se 11 familjarë të një prej banorëve me të cilët kishte mundur të bisedojë, ndodheshin nën rrënoja dhe se nuk dihej ende asgjë për fatin e tyre.

Në një lidhje të drejtpërdrejt në ABC News, gazetari Isa përcolli situatën atje, ku ekipet e shpëtimit vijojnë të kërkojnë nën rrënoja për të mbijetuar. Shumë të tjerë, ata që i kanë mundën t’i shpëtojnë lëkundjeve shkatërruese, ndodhen të pastresë. Ata janë strehuar në cadra emergjence, të ngritura nga autoritetet vendase, ndërsa me sy janë nga rrënojat me shpresën për të mbijetuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re